Web Analytics
E hënë, 1 Dhjetor, 2025
7.3 C
Pristina

“Ta ha gojën”, Londrimi dhe Klodi marrin vëmendje me gjestet e fundit

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, vëmendja e publikut këto ditë është fokusuar te dinamika mes Londrimit dhe Klodit, dy banorëve që janë parë gjithnjë e më afër njëri-tjetrit.

Afërsia mes tyre është rritur dukshëm, duke bërë që shikuesit të aludojnë për një kimi të re që mund të jetë duke u zhvilluar brenda shtëpisë.

Dyshja janë kapur shpesh në kamera duke bërë komplimente për sytë e njëri-tjetrit, ndërsa bisedat e tyre të qeta dhe të shpeshta kanë shtuar edhe më shumë kureshtjen e publikut.

Sipas një videoje të publikuar në rrjete sociale, Londrimi shihet duke mbajtur një palë pantallona në duar, ndërsa Klodiani dëgjohet duke i thënë: “Unë e di që ti e di që unë di”.

Londrimi ia përsërit në të njëjtën kohë, duke krijuar përshtypjen se të dy po komunikonin në mënyrë të nënkuptuar.

Por momenti që ndezi më shumë reagime ishte fundi i videos, kur Londrimi i drejtohet Klodit me frazën: “Ta ha gojën”.

Koment i cili u interpretua gjerësisht si shumë flirtues, duke kaluar përtej shakasë së zakonshme mes banorëve.

Ky ndërveprim ka hapur diskutime të gjera në rrjetet sociale, me reagime që variojnë nga habia, te dyshimet për një romancë të mundshme në formim e sipër.

Ndjekësit tashmë po presin me kuriozitet se si do të zhvillohet raporti mes tyre në ditët në vijim, ndërsa Londrimi dhe Klodi janë shndërruar në një nga temat më të nxehta të BBVK.

Nga Rubrika