Prej javësh po qarkullojnë zëra se Vesa Vllasaliu është në pritje të ëmbël, ndërsa mediat rozë raportojnë se ajo dhe partneri i saj, futbollisti Mirlind Daku, mund të jenë në pritje të një vajze.
Spekulimet janë shtuar dukshëm, sidomos pas daljes së fundit të influenceres, ku publiku ka vënë re ndryshime në pamjen e saj dhe në mënyrën se si ajo po pozon në rrjete sociale.
Së fundmi, vetë Vesa ka “thyer heshtjen” në një mënyrë të tërthortë.
Ajo ka publikuar një fotografi të një femre me bark të rrumbullakosur, duke ndezur edhe më shumë dyshimet e fansave.
Edhe pse nuk ka dhënë asnjë deklaratë të drejtpërdrejtë, postimi është interpretuar si një konfirmim i heshtur për pritjen e ëmbël.
Komentet kanë shpërthyer menjëherë, me ndjekës që e pyesin: “Si po të ecën shtatzënia?”, ndërsa të tjerë i urojnë shëndet e fat për këtë kapitull të ri.
Deri më tani, Vesa nuk ka folur publikisht për këtë temë, por veprimet e saj në rrjete sociale vetëm sa po i shtojnë kureshtjen publikut.
Fansat mbeten në pritje të një konfirmimi zyrtar nga çifti Vllasaliu–Daku.
