Bia Khalifa, një nga figurat më të komentuara të Big Brother VIP Kosova 4, është rikthyer në qendër të vëmendjes pas tensioneve të fundit në shtëpi.
Mbrëmë, babai i Toney-t kërkoi që i biri të distancohej nga ajo, duke e vendosur Bian në një situatë të rënduar emocionale.
Ndërkohë, në rrjete sociale janë rikthyer fotot e saj të vjetra, ku shfaqet para transformimeve të shumta estetike.
Me pamje më natyrale, flokë të kuqërremtë dhe tipare më të buta, shumë komentues thonë se Bia ka qenë po aq simpatike edhe para ndryshimeve drastike.
Në rrjet po bëhen krahasime mes imazhit të saj të dikurshëm dhe atij aktual, ku njihet për stilin ekstravagant dhe paraqitjen “bombastike”.