Web Analytics
E mërkurë, 3 Dhjetor, 2025
5.3 C
Pristina

Personazhi i njohur premton publikisht që do ta bëj këtë gjë të madhe për djalin e vogël të Shpat Kasapit

Tuna në mbledhjen komemorative për këngëtarin Shpat Kasapi u rikthye në kohë, duke folur për fillimet e tyre si fëmijë.

“Unë dhe ti Shpat ecëm nëpër shumë rrugë bashkë, ishim shokë klase ishim fëmijë të bekuar me prindër që na mbështetën në ëndrrat tona për muzikën ishim adoleshentë që provuam barrën e popullaritetit para se ta kuptonim çfarë do të thoshte ajo, ishim dy të rinj që në betejat nga Shkupi të depërtonin në Prishtinë, Tiranë e kudo që ka shqiptarë dhe ia dolëm Shpat.”

Tuna vazhdoi të fliste për trashëgiminë e Shpatit, duke theksuar se muzika e tij do të vazhdojë të jetojë në zemrat e shqiptarëve.

“Ti ia dole sot kënga jote jehon në çdo qytet, në çdo shtëpi, në çdo zemër ku flitet shqip sepse ti le shumë pas, le muzikën që do të mbajë emrin tënd të gjallë përherë.”

Artistja shprehu gjithashtu ndjenjat e saj për buzëqeshjen e Shpatit, e cila do të mbetet gjithmonë e pranishme.

“Le buzëqeshjen tënde atë buzëqeshje që nuk u largua asnjëherë nga fytyra jote le porosinë se të jesh i mirë të jesh i pastër i qetë i dashur është vlerë e njerëzimit.”

Një moment emocionues ishte premtimi që Tuna i bëri djalit të të ndjerit, i cili tani është vetëm 3-vjeç.

Ajo e quajti atë një trashëgimtar të rëndësishëm të muzikës dhe artit të Shpatit.

Shpat Kasapi miku ynë ti ishe dhe do të jesh pjesë e një brezi të artë, do të vijnë emrat e tjerë do të krijohen këngë të tjera por vendi yt drita jote nuk do të zëvendësohet.”

Tuna e mbylli fjalimin e saj me një premtim të fortë për të ardhmen.

“Nëse një ditë Roeli vendos të ngjitet në skenë unë do të jem aty të premtoj do ta mbështes ashtu si dikur që ne mbështetëm njëri tjetrin ky është premtimi im për ty.”

Kjo ngjarje përkujtimore shërbeu si një kujtesë e fuqishme për rëndësinë e miqësisë dhe mbështetjes në botën e muzikës, duke e bërë atë një moment të paharrueshëm për të gjithë të pranishmit.

Nga Rubrika