Web Analytics
E martë, 2 Dhjetor, 2025
5.1 C
Pristina

E cilësoi ‘të pamoralshme,’ Leonora nuk ia lë Zanës, ja si i përgjigjet

Pas Prime-t të mbrëmshëm të “Big Brother VIP Kosova”, një valë reagimesh ka shpërthyer në rrjetet sociale, duke vënë në shënjestër opinionet e dhëna nga dy opinionistet, Olta Gixhari dhe Leonora Jakupi.

Reagimet e shumta kanë ardhur nga të gjitha anët, por një kritikë e veçantë ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Aktivistja e njohur, Zana Avdiu, ka shpërndarë një postim të ashpër, duke e quajtur sjelljen e dy opinionisteve si të pamoralshme dhe të papranueshme.

Në postimin e saj, Zana Avdiu theksoi se “nuk është morale ti paragjykosh njerëzit apo të përpiqesh ti nënçmosh.” Kjo frazë ka shkaktuar një reagim të menjëhershëm, duke nxitur debate të ashpra në rrjetet sociale.

Ajo vazhdoi duke akuzuar opinionistet se nuk e ngritën zërin ndaj përbuzjes së vajzave dhe grave, duke e lidhur këtë me një kulturë patriarkale që, sipas saj, është shfaqur në emision.

Zana nuk u ndal me kaq! Ajo e theksoi se Leonora dhe Olta janë pjesë e profesioneve të paragjykuara dhe për këtë arsye, ato janë të fundit që mund të flasin për moral seksual apo patriarkal, duke lënë të nënkuptohet se mbrojtja e tyre për format patriarkale ishte hipokrite.

Për këtë deklaratë të fortë, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, ka reaguar menjëherë përmes llogarisë së saj në Instagram Story. Ajo shpërndau një Story me mbishkrimin: “Zanë, s’po di a me ta dhanë vëmendjen a jo?”

Më pas, ajo postoi edhe një Story tjetër me një përgjigje të thatë: “Jo”.

Ky reagim publik nga Leonora Jakupi nënkupton se ajo ka zgjedhur të injorojë sulmin dhe akuzat e Zana Avdiut, duke treguar se nuk e konsideron kritikën e saj të denjë për t’iu përgjigjur me një debat publik.

 

Nga Rubrika