Dafina Zeqiri, e njohur për stilin unik dhe eksperimentet e guximshme me modën, ka mahnitur ndjekësit me një foto të re në Instagram.
Në këtë imazh, Dafina shfaqet me një pamje dramatike, duke mbajtur një qëndrim të fortë përpara një veture luksoze, gjë që thekson më tej look-un e saj provokativ.
Postimi i saj i fundit, i shoqëruar me mbishkrimin “O vujti o qajti a e din sa kam duru ❤️🩹”, e bën të qartë se ky moment është një reflektim i fuqisë dhe durimit ndaj sfidave, duke krijuar një fortesë emocionale që ndjekësit e saj e kuptojnë dhe e admirojnë.
Për shumë njerëz, Dafina Zeqiri është më shumë se një këngëtare; ajo është një ikonë e stilit që gjithmonë arrin të thyej kufijtë me rrobat që zgjedh të veshë dhe mesazhet që përcjell.
Ajo mbetet një figurë kryesore që influencon drejtime të reja në skenën muzikore dhe atë të modës në Shqipëri dhe më gjerë.
Dafina Zeqiri duket se e ka idhull këngëtare me fame botrore Ciara, pasi në shumë raste duket se i ‘vjedh’ një pjesë të look-ut.
Edhe ne videoklipin e fundit, Zeqiri shihet se është isnpiruar nga vet Ciara./InfoKosova/

