Web Analytics
E enjte, 4 Dhjetor, 2025
10 C
Pristina

“Mediat nuk kanë treguar të vërtetën”- Postimi i papritur i Ahmed Kalasë

Imami i njohur Ahmed Kalaja ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, duke hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj mediave për mënyrën se si kanë raportuar rreth sjelljes së trupit të të ndjerit Shpat Kasapi në vendlindje.

Kjo deklaratë e tij vjen pak ditë pasi familja Kasapi falënderoi publikisht Igli Taren, të cilin e cilësuan si personin që mundësoi përshpejtimin e procedurave burokratike në Itali, duke bërë që trupit të këngëtarit t’i bëhej varrimi në kohë rekord.

Megjithatë, sipas Kalasë, mediat nuk e kanë treguar të vërtetën e plotë.

Ai pohon se peshën kryesore të gjithë procesit – që nga momenti i vdekjes e deri te transportimi i trupit për në Tetovë – e ka mbajtur Mariglen Shehaj, babai i Amarit.

Në reagimin e tij, Kalaja shkruan:

“Mediat nuk thanë të vërtetën kryesore se: Mariglen Shehaj babai i Amarit.

Vllai ynë Mariglen Shehaj është marrë me të gjitha shërbimet para edhe pas vdekjes së tij, si edhe me transportimin e tij për në Tetovë.

Zoti e shpërbleftë.”

Ai kërkon që meritat e Shehajt të njihen publikisht, duke theksuar rolin vendimtar të tij në mbulimin e të gjitha shpenzimeve financiare.

Më tej, Kalaja shton:

“Nuk mohojmë faktin që mund të ketë kontribues të tjerë për efekte proceduriale, ndërsa të mirat materiale (shpenzimet) janë hedhur nga vëllai në fjalë.”

Ky reagim ka hapur debat të ri në publik, ndërsa pritet të shihet nëse familja Kasapi apo palë të tjera do të japin një sqarim të mëtejshëm lidhur me këtë çështje të ndjeshme.

Nga Rubrika