Web Analytics
E enjte, 4 Dhjetor, 2025
10.5 C
Pristina

“Ka shtëpi publike në Zvicer. Kështu flitet…”- deklarata shokuese për babanë e Tonit ‘ngrin’ studion

Një aludim i fortë dhe i papritur ka tronditur panelet televizive së fundmi, ku është hedhur dyshimi se babai i banorit të Big Brother VIP Kosova, Tonit, mund të jetë pronar i një shtëpie publike.

Ky diskutim vjen menjëherë pas hyrjes së tij të bujshme në shtëpi, ku ai u tregua kritik ndaj Bias duke e gjykuar moralisht dhe duke i sugjeruar të birit të afrohej me Elijonën.

Gjatë emisionit “7 pa 5”, moderatorja u shpreh: “Flitet se babai i Tonit ka shtëpi publike”.

Kjo deklaratë shkaktoi reagime të menjëhershme në studio, ku të ftuarit e tjerë diskutuan mbi hipokrizinë e mundshme të situatës.

Ata theksuan se, nëse ky thashethem rezulton i vërtetë, moralizimi i tij ndaj Bias dhe kategorizimi që i bëri asaj, do të binte ndesh me veprimtarinë e tij.

Megjithatë ende mbetet në kuadër të thashethemeve të rrjetit.

Nga Rubrika