Në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 4”, banoret Elijona dhe Shkurta kanë zhvilluar një bisedë të sinqertë dhe plot nostalgji për sezonet e kaluara të programit, duke zbuluar preferencat dhe përjetimet e tyre personale.
Gjatë diskutimit, Elijona u tregua e hapur dhe plot bindje kur foli për edicionin që i ka lënë më shumë përshtypje.
Pa hezituar, ajo deklaroi se pjesa e dytë e BBVK-së mbetet e pakalueshme për të.
“Ai u konë Bigu jem i preferum.
Nuk e di a ka pasë ndonjëherë Big ma të mirë.
U kanë shumë nice.
Debate interesante.
Ai Big më ka tërheq shumë.
I vetmi Big që e kam përcjellë.
I treti jo shumë,” u shpreh Elijona, një deklaratë me të cilën edhe Shkurta u pajtua plotësisht.
Elijona zbuloi gjithashtu edhe konkurrentin që e kishte fituar simpatinë e saj atë kohë:
“Unë kam pasë qejf me fitu Blerando,” tha ajo me sinqeritet.
Ndërkohë që brenda shtëpisë kujtohen edicionet e kaluara, jashtë tyre Elijona po përjeton ditët më të suksesshme të famës së saj.
Vetëm në 30 ditët e fundit, profili i saj në Instagram ka mbledhur mbi 150 milionë shikime, duke e renditur si personazhin më të komentuar dhe më të ndjekur të këtij edicioni të BBVK-së.
Me një lojë aktive, energji të pandalshme dhe personalitet që bie në sy, Elijona po e vërteton se pse është kthyer në një nga figurat kryesore të sezonit të katërt.
