Web Analytics
E premte, 5 Dhjetor, 2025
9.8 C
Pristina

Heidi Baci flet hapur për dështimin në dashuri

Heidi Baci ka bërë një deklaratë të sinqertë dhe me nota ironie lidhur me jetën e saj sentimentale në emisionin “Wake Up”.

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, e cila ishte protagoniste e një romance shumë të përfolur me aktorin Romeo Veshaj, i dha fund lidhjes pak muaj pas daljes nga shtëpia, një ndarje që ndodhi në heshtje por me shumë bujë mediatike.

Tashmë në krah të Blendi Salajt, Heidi u shpreh se ka ndryshuar qasje dhe ka hequr dorë nga dhënia e opinioneve për çështjet e zemrës.

“Këshilla dashurie nuk jap shumë, se vetë e kam ndritur.

Ndonjë herë njerëzit duhet të gabojnë, që pastaj të mësojnë,” tha ajo, duke iu referuar indirekt përvojës së saj personale.

Kjo deklaratë tregon pjekurinë e saj për të pranuar me sportivitet gabimet e së shkuarës, duke i parë ato si një proces të nevojshëm mësimi.

Nga Rubrika