Web Analytics
E shtunë, 6 Dhjetor, 2025
5 C
Pristina

Lori Hoxha shfaqet me bashkëshortin, por vëmendjen e merr Sara

Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha, është shfaqur për herë të parë publikisht krah bashkëshortit të saj, Vis Bajraktari, pas ceremonisë së tyre të martesës.

Çifti zgjodhi 10-vjetorin e fondacionit “Fundjavë Ndryshe” për të bërë këtë dalje zyrtare, ku u panë të ulur pranë njëri-tjetrit në sallë, të shoqëruar nga Sara Hoxha dhe moderatorja Grida Duma.

Megjithatë, përveç çiftit të ri, vëmendjen e ka rrëmbyer një tjetër detaj që ka ngjallur kuriozitet.

Sara Hoxha është parë e vetme krah motrës së saj, pa praninë e partnerit të saj, Ledion Liço.

Kjo mungesë e Ledionit në një event ku familja ishte pothuajse e plotë, ka ngritur menjëherë pikëpyetje dhe aludime të shumta në rrjetet sociale.

Nga Rubrika