Tensionet mes Dolces dhe banoreve të “Grande Fratello” nuk kanë përfunduar me daljen e saj nga shtëpia, përkundrazi, janë rindezur mbrëmjen e djeshme gjatë një lidhjeje direkte mes shtëpisë italiane dhe asaj të BBVK.
“Molla e sherrit” u bë një klip i transmetuar për banorët, ku shfaqej Dolce duke ftuar në darkë dy nga djemtë e shtëpisë që janë të fejuar.
Ky veprim tërboi vajzat italiane (konkretisht Anitën dhe grupin e saj), të cilat nuk i kursyen ofendimet personale ndaj banores shqiptare, duke e sulmuar për pamjen e jashtme.
“Një femër që provokon me trup nuk më tremb.
Ne të paktën kemi lindur të bukura, nuk jemi bërë,” u shprehën ato me ironi, duke thumbuar ndërhyrjet estetike të Dolces.
Debati vazhdoi edhe gjatë lidhjes direkte.
Ndërsa Dolce vetëm qeshte nga Kosova, një nga vajzat iu drejtua: “Nuk kam asgjë për të sqaruar se të kemi mirëpritur shumë mirë, por ishe ti ajo qe doje të na afroje dhe te na njihje.”
Situata u nxeh kur prezantuesja italiane, Cesara Buonamici, ndërhyri duke i thënë njërës prej vajzave se reagimi i saj vinte nga xhelozia: “Ti e ke personale me Dolcen sepse Omeri qeshte si i çmendur para saj”.
Kjo shkaktoi reagimin e ashpër të konkurrentes italiane, e cila mohoi të ishte e çmendur apo xheloze, duke bërtitur: “Po shiko si qesh ajo! Çfarë të bëj unë, të qaj? Ajo është e sforcuar!”.