Web Analytics
E premte, 12 Dhjetor, 2025
4.5 C
Pristina

Ledion Liço zbulon pamje nga prapaskenat e Big Brother VIP Albania 5

Moderatori i Big Brother VIP Albania, Ledion Lico, ka ndarë së fundmi një postim në Instagram për të paralajmëruar edicionin e pestë të BBVA, i cili nis më 20 dhjetor.

Në fotografinë e publikuar, Lico tregon momente nga prapaskenat e shtëpisë më të famshme televizive dhe duke lënë të kuptohet se ka edhe momente të fshehta që nuk duhet t’ia zbulojnë publikut.

Në përshkrim ai shkruan: “Javë midis ashensorëve, zyrave, xhirimeve dhe momenteve që mbeten sekret”, duke shtuar intrigu dhe kuriozitet për shikuesit.

Ky edicion pritet të sjellë më shumë surpriza dhe tërheqje, duke rritur pritshmëritë e publikut për ngjarjet dhe dramat brenda shtëpisë.

Shikuesit tashmë po presin me padurim të zbulojnë se çfarë do të ndodhë brenda BBVA 5 dhe cilët banorë do të bëhen protagonistët e rinj të dramës dhe surprizave.

 

Nga Rubrika