Web Analytics
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025
0.7 C
Pristina

Zbulohet e vërteta e “ndarjes” së Ledianit nga Elhaida!

Prej disa ditësh, rrjeti ka zier nga thashethemet për një fund të mundshëm të romancës së bujshme mes Elhaida Danit dhe Ledian Agalliajt.

Shkëndija e parë e dyshimeve ishte heqja e njëri-tjetrit nga lista e ndjekësve në Instagram, veprim që u pasua menjëherë nga aludime të rënda në portale, të cilat shkuan deri aty sa të raportonin se shkak për ndarjen ishte bërë një tradhti në çift.

Megjithatë, e vërteta është krejt ndryshe: nuk ka as ndarje dhe as tradhti. Përgënjeshtrimi më i fortë ka ardhur mbrëmjen e djeshme gjatë Festivalit të Këngës në RTSH.

Ledian Agallijaj ka qenë aty për të mbështetur Elhaidën në këtë moment të rëndësishëm të karrierës së saj (si drejtore artistike e Festivalit).

Balerini ka ndarë një postim domethënës në rrjetet sociale, duke dëshmuar qartë praninë dhe mbështetjen e tij maksimale për partneren.

Ky gjest u interpretua si mesazhi përfundimtar se lidhja e tyre është e fortë, e qëndrueshme dhe larg çdo krize të aluduar.

Nga Rubrika