Web Analytics
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025
-3.4 C
Pristina

Bëhet publike, ja ku do t’i shohemi tani Riten dhe Roza Latin!

Roza Lati është rikthyer fuqishëm me një projekt të ri, personal dhe shumë autentik.

Pas një pauze nga ekranet tradicionale, ajo vjen me një format krejt ndryshe: “Rita & Roza Vlogs”, një seri vlogjesh në YouTube, realizuar së bashku me nënën e saj, Rita Lati.

Vlogu i parë është tashmë në YouTube dhe ka ngjallur menjëherë interes, jo vetëm për shkak të emrave të njohur, por edhe për qasjen e sinqertë dhe të pazakontë që ofron ky projekt.

“Kemi qeshur. Kemi jetuar. Kemi qenë vetvetja. Sot po e ndajmë me ju çfarë kemi filmuar në këtë vlog… Na ka ndodhur vërtetë!!” shkruan Roza.

“Rita & Roza Vlogs” janë video të përditshmërisë, me humor familjar dhe momente reale nga jeta e tyre, pa filtra dhe pa skenar.

Një pasqyrë e sinqertë e raportit nënë-bijë, ku gjithçka që shfaqet në ekran është reale dhe e jetuar.

“Pa filtra. Pa skenar. Thjesht ne,” theksojnë ato, duke e bërë të qartë se ky projekt synon autenticitetin dhe lidhjen e drejtpërdrejtë me publikun!

Nga Rubrika