Web Analytics
E diel, 21 Dhjetor, 2025
0.7 C
Pristina

E njihni të gjithë, ja kush do të jetë opinioniste krah Arbër Hjadarit në BBVA

Pak minuta pasi konfirmoi përmes një videolajmi ekskluziv se Monika Kryemadhi do të ulet në karrigen e opinionistes, ka ardhur edhe zyrtarizimi nga vetë televizioni Top Channel.

Tanimë nuk ka më asnjë dyshim! Faqja zyrtare e “Big Brother VIP Albania” në Instagram sapo ka publikuar foton e Kryemadhit me mbishkrimin: “Monika Kryemadhi, opinioniste e edicionit të 5-të Big Brother Vip Albania!”.

Kjo lëvizje vjen si një “lamtumirë” e bujshme ndaj karrierës aktive politike. Pas dekadash në qendër të vëmendjes publike si deputete dhe figurë kyçe e politikës shqiptare, Kryemadhi duket se ka vendosur të zhveshë përfundimisht kostumin zyrtar për të nisur një rrugëtim krejt të ri mediatik.

Mbyllja e këtij cikli të gjatë politik për t’u ulur në karrigen e “Big Brother VIP” shënon ndoshta transformimin më të guximshëm dhe të papritur të vitit. Ky hap i saj është një sinjal i qartë se ajo është e gatshme të përballet me një audiencë ndryshe, përtej politikës.

Lajmi ka shkaktuar menjëherë një lumë reagimesh në rrjet. Ndonëse komentet në postimin zyrtar janë të “miksuara” – me disa ndjekës që shprehin skepticizëm apo kritika – një pjesë e madhe e publikut e ka cilësuar këtë si një përzgjedhje shumë interesante dhe “pikante” për formatin.

Duket se shumica janë kuriozë të shohin se si do të përshtatet ish-politikania në këtë rol të ri dhe çfarë dinamikash do të sjellë ajo në prime-in e sotëm. A do të arrijë ajo të krijojë një atmosferë të re dhe tërheqëse për publikun?

Sytë sonte janë drejtuar nga ekrani, për të parë Monikën në një dimension krejt tjetër!

Nga Rubrika