Web Analytics
E martë, 23 Dhjetor, 2025
4.5 C
Pristina

Alba akuzon Benitën: Është e poshtër, më tha “po merresh me burrë të zënë”

Pas një episode të tensionuar në shtëpinë më të madhe në vend, Alba ka hedhur akuza të forta ndaj Benitës, duke e quajtur atë njeri të poshtër.

Këto deklarata janë bërë pas përfundimit të Prime-it të mbrëmshëm, ku tensionet mes banorëve arritën kulmin.

Alba, një nga banoret më të njohura, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me sjelljen e Benitës, e cila sipas saj, ka luajtur një lojë të pistë. Ajo theksoi se Beni e kishte tallur për një situatë të caktuar, duke e ditur mirë se çfarë po ndodhte.

“Beni është pak e poshtër. Më tallte për Stichin, ndërkohë e dinte muhabetin e tij. Tani më thotë se po merrem me burrë të zënë. Llafet që m’i thotë mua Beni janë 100 herë më të poshtra se llafet që ia them unë asaj”, ka thënë Alba, duke e theksuar se situata është më e komplikuar se sa duket.

Akuzat e Albes janë të forta dhe tregojnë një anë të panjohur të marrëdhënieve mes banorëve. Ajo ka shprehur se ndjehet e tradhtuar nga Beni, e cila sipas saj, po përpiqet të manipulojë situatën për përfitime personale.

“Beni është shumë e poshtër, po e luan lojën pistë”, ka shtuar Alba, duke e bërë të qartë se nuk do të hesht më për këtë çështje. Kjo situatë ka krijuar një atmosferë tensioni në shtëpi, ku banorët po ndihen të ndarë në dy grupe.

Shihni më shumë në videon e mëposhtme:

Nga Rubrika