Web Analytics
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
0.8 C
Pristina

Toleranca mbi të gjitha, Edi zgjedh të urojë kështu krishtëlindjet! (Video)

Gjatë ditës së djeshme, atmosfera festive ka mbushur shtëpinë më të famshme në Kosovë, “Big Brother VIP Kosova 4”, duke sjellë një ndjesi të veçantë për të gjithë banorët dhe ndjekësit e këtij spektakli.

Një moment i veçantë ka qenë urimi i Krishtlindjeve nga Eduart Kuçi, një nga banorët e këtij edicioni.

Ai ka shfrytëzuar këtë mundësi për të dërguar një mesazh të ngrohtë për të gjithë besimtarët katolikë, duke theksuar rëndësinë e kësaj feste për ata që e festojnë.

Mesazhi i Eduartit ka qenë i qartë: Krishtlindjet janë një kohë për reflektim, dashuri dhe bashkim. Ai ka theksuar se, pavarësisht konkurrencës së fortë brenda shtëpisë, harmoninë dhe respektin mes banorëve duhet ta ruajmë gjithmonë.

Ky moment ka sjellë një atmosferë të veçantë, duke treguar se, përtej rivaliteteve, ndjenjat e mira dhe urimet e sinqerta janë ato që e bëjnë këtë periudhë të vitit të veçantë.

Eduarti ka shprehur dëshirën që të gjithë të kenë një Krishtlindje të lumtur dhe të mbushur me dashuri.

Nga Rubrika