Mbrëmja e djeshme ka qenë e mbushur me tension dhe shqetësim për aktoren e njohur Gresa Gashi, e cila përjetoi një incident të papritur gjatë një shfaqjeje teatrale.
Një goditje e fortë në kokë ka lënë publiku dhe ekipin realizues në një gjendje paniku, duke ngritur pyetje mbi sigurinë në skenë.
Gjatë performancës, Gresa ka pësuar një goditje të rëndë në pjesën e pasme të kokës, një situatë që ajo e ka ndarë me ndjekësit e saj përmes një postimi në rrjetet sociale. Në këtë postim, aktorja ka shpjeguar se si ndodhi incidenti dhe ka ndarë një foto nga shfaqja, duke theksuar rëndësinë e kujdesit në skenë.
“Gjatë shfaqjes së sontme ndodhi një incident në skenë dhe pësova një goditje të rëndë mbrapa në kokë,” ka shkruar Gresa, duke shprehur shqetësimin e saj për situatën. Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të shumta nga fansat dhe kolegët e saj, të cilët kanë shprehur mbështetje dhe shqetësim për shëndetin e saj.
Pavarësisht lëndimit, Gresa ka qetësuar ndjekësit e saj duke bërë të ditur se ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe se gjendja e saj është stabile. Ajo ka shfrytëzuar këtë mundësi për të falënderuar kolegët dhe publikun për reagimin e menjëhershëm dhe mbështetjen e dhënë në ato momente delikate.
“Skena kërkon përkushtim, forcë dhe dashuri dhe sot i ndjeva të trijat,” ka përfunduar ajo mesazhin e saj, duke treguar se ndjenjat e saj për artin dhe profesionin nuk janë prekur nga incidenti i papritur.
‘Jam mire dhe ne kujdesin e mjekeve’ ka thene Gresa duke falenderuar ekipin e shfaqjes per perkushtimin.
