Web Analytics
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
-0.6 C
Pristina

Pas sfidave shëndetësore, Genta Ismajli ka një paralajmërim

Këngëtarja e njohur e shumë hiteve, Genta Ismajli, ka paralajmëruar një rikthim të mundshëm në skenën muzikore.

Pas një periudhe të vështirë shëndetësore, Genta ka shprehur dëshirën e saj për t’u rikthyer në projektet muzikore.

Ajo theksoi se ndjen një nevojë të madhe për t’u lidhur sërish me adhuruesit e saj, të cilët e kanë mbështetur gjithmonë.

Gjatë një interviste për emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ajo ndau me publikun se aktualisht po kalon një fazë të vështirë, por është optimiste për përmirësimin e gjendjes së saj shëndetësore. Genta beson se muzika është një burim energjie dhe motivimi për të.

Ajo shprehu se ka pasur një periudhë të gjatë pushimi, gjatë së cilës ka reflektuar mbi karrierën e saj dhe ka menduar për projektet e ardhshme.

Me një karrierë që ka përfshirë shumë hite, Genta është një emër i njohur në muzikën shqiptare. Ajo ka lënë një gjurmë të thellë në skenën muzikore dhe rikthimi i saj pritet me padurim nga fansat.

Nga Rubrika