Këngëtarja e njohur e shumë hiteve, Genta Ismajli, ka paralajmëruar një rikthim të mundshëm në skenën muzikore.
Në një prononcim Ismajli tha se shpreson që shumë shpejt t’u rikthehet projekteve muzikore, sapo gjendja e saj shëndetësore të përmirësohet.
Ajo bëri të ditur se aktualisht nuk ndodhet në gjendjen më të mirë shëndetësore, por se është duke u trajtuar dhe mbetet optimiste për rikthimin e saj për publikun dhe adhuruesit.
