Një moment i çuditshëm dhe argëtues ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, i kapur nga kamerat dhe i publikuar në profilin zyrtar të emisionit.
Në një video të shkurtër, Elijona i shkon Klodit në shtrat dhe e kafshon lehtë, duke shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga ai.
Klodi fillimisht fillon të bërtasë paksa, ndërsa Elijona nuk ndalet dhe e përsërit veprimin.
Më pas i thotë se “nganjëherë humb kontrollin” dhe qesh me situatën, duke e bërë momentin të duket më i lehtë dhe plot humor.