Web Analytics
E martë, 30 Dhjetor, 2025
3.4 C
Pristina

Stenaldo acarohet nga përkujdesja e Brikenës, i kthehet ashpër

Situata mes Brikenës dhe Stendaldos në Big Brother VIP u shndërrua në një nga momentet më të forta emocionale të ditëve të fundit në shtëpi.

Brikena, duke mos e ndalur përkrahjen e saj ndaj Stenaldos, i ofroi atij sërish ndihmë në shtëpi.

Mirëpo kësaj here reagimi i Stendaldos ishte i menjëhershëm dhe i ashpër.

Ai u shpreh i irrituar, duke theksuar se nuk e duron ndihmën në përditshmëri dhe se prej vitesh ka ndërtuar jetën e tij mbi pavarësinë personale.

Tensioni u rrit edhe më shumë kur ai përdori fjalë të forta ndaj Brikenës:

“Për ty të jetë hera e fundit që merr përsipër të ndërhysh dhe të përgjigjesh për gjëra që nuk të takojnë në raport me mua! Sepse të krahasojmë mendjet ne të dy, ti je aty ku thërret qameti!

Nuk duhet ta çosh më nëpër mend! S’ka njeri këtu të ketë nevojë të të ketë ty motër e asgjë! Je një konkurrente si të gjitha të tjerat.

Mos e ço më nëpër mend! Jo ti, po asnjëri këtu, se s’më plas mua për asnjë! Dhe në qoftë se unë vij në këtë lojë, vij t’ju vë të gjithëve poshtë! Të tërëve pa përjashtim!”

Nga ana tjetër, Brikena u shfaq e prekur nga reagimi i tij, dhe iu përgjigj vetëm me “ok”.

Ky episod shkaktoi debate edhe mes banorëve të tjerë, por edhe jashtë shtëpisë, ku publiku u nda në mendime të ndryshme.

Disa e mbështetën Stendaldon, duke theksuar të drejtën e tij për pavarësi dhe respekt, ndërsa të tjerë e konsideruan reagimin e tij të tepruar dhe të ashpër ndaj një gjesti të thjeshtë dashamirës.

Nga Rubrika