Web Analytics
E mërkurë, 7 Janar, 2026
2 C
Pristina

Sekretet e ndarjes: Ish vjehrra e Violetë Kukaj rrëfehet për Malin, e thotë të vërteten e zemres

Çfarë ndodh kur dashuria dhe tensionet familjare përplasen?

Babai i Mal Retkocerit, Faik Retkoceri, ka thyer heshtjen në një intervistë për “Prive by Liberta Spahiu”, duke zbuluar të vërtetat e tij lidhur me ndarjen nga këngëtarja Violeta Kukaj dhe marrëdhënien e tensionuar me fëmijët.

Gjatë këtij rrëfimi, Retkoceri ka përshkruar raportet familjare nga këndvështrimi i tij, duke hedhur akuza të forta se distanca mes tij dhe djalit, Malit, është pasojë e ndikimit të drejtpërdrejtë të ish-bashkëshortes. Ai pretendon se situata është e ndërlikuar dhe se fëmijët kanë vuajtur nga tensionet e prindërve.

Akuzat për “komandim” të djalit
Sipas Faikut, Mali nuk ka refuzuar ta takojë atë me dëshirë të plotë, por për shkak se “nuk guxon” nga e ëma. Ai e ka cilësuar situatën e djalit si një jetesë nën urdhra strikte, duke theksuar se Mali është nën ndikimin e Violetës.

“E ka nën komandë, Mali jeton me Violetën. Mali varet nga Violeta. Djali hezitonte, donte të pranonte, s’donte të pranonte, por nuk guxonte të pranonte për shkak të Violetës,” ka shprehur ai, duke insistuar se ky është shkaku i vetëm i mungesës së komunikimit mes tyre.

Në rrëfimin e tij për të kaluarën, Faiku pretendon se familja kishte jetuar në harmoni të plotë para se të nisnin problemet. Ai thekson se këngëtarja ishte trajtuar me respekt maksimal nga ai dhe familjarët e tij, por sipas tij, situata ndryshoi papritur, duke e lënë familjen në një krizë të thellë.

“Fëmijët kanë jetuar si pëllumba… Violeta i ka infektuar, çka e gjeti, çka është bërë, Violeta i infektoi edhe doli nga shtëpia,” ka deklaruar Retkoceri, duke ia faturuar asaj përgjegjësinë për ndryshimin e klimës në shtëpi dhe për ndarjen e familjes.

Sa i përket arsyes konkrete të krizës martesore, Faiku pretendon se zanafilla ishte ekonomike. Ai thotë se problemet nisën gjatë një renovimi shtëpie, ku hasën vështirësi në shlyerjen e kredisë, gjë që sipas tij çoi në krisjen e marrëdhënies dhe përkeqësimin e situatës familjare.

Mesazhi i gjyshes
Pjesë e këtij prononcimi ishte edhe nëna e Faikut (gjyshja e Malit). Ajo shprehu mall për nipin e saj, duke lënë mënjanë akuzat për të dhënë një mesazh mbështetjeje. Ajo shprehu dëshirën që Mali të dalë fitimtar në rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP Albania”, duke e inkurajuar atë për të vazhduar përpara.

Nga Rubrika