Shtëpisë së Big Brother VIP Kosova i është shtuar një tjetër emër interesant. Banori më i ri që ka hyrë në garë është Lim Hoti, i cili menjëherë ka zgjuar kureshtjen e publikut me paraqitjen dhe energjinë e tij.
Ajo që shumëkush nuk e dinte është se Lim Hoti nuk është emri i tij i vërtetë, shkruan InfoKosova.
Në fakt, banori quhet Blerim Hoti, por ka zgjedhur që në publik dhe në format të prezantohet me emrin artistik Lim, emër që tashmë e identifikon në jetën profesionale.
Që nga momenti i hyrjes, Lim ka treguar vetëbesim dhe një qasje të drejtpërdrejtë, duke lënë përshtypjen e një lojtari që nuk ka frikë të shprehë mendimet e tij.
Banorët e tjerë e kanë pritur me interes, ndërsa publiku tashmë ka filluar ta komentojë gjerësisht në rrjete sociale.
Mbetet të shihet se çfarë strategjie do të ndjekë Lim Hoti (Blerim Hoti) në vazhdim të lojës dhe nëse do të arrijë të krijojë aleanca apo përplasje brenda shtëpisë më të famshme në vend.
Big Brother VIP Kosova vazhdon të sjellë surpriza, ndërsa hyrja e Lim Hotit pritet t’i japë edhe më shumë dinamikë spektaklit./InfoKosova/
