Web Analytics
E martë, 13 Janar, 2026
-7 C
Pristina

Nëna e Brikenës reagon për herë të parë për raportin e saj me Mateon

Çfarë ndodh kur jeta private e një personi bëhet objekt diskutimi në ekranin e televizionit? Kjo është një pyetje që shumë njerëz po e bëjnë në lidhje me Brikenën, banoren e njohur të “Big Brother VIP 5”.

Nënë Nebahate Selmani ka reaguar për herë të parë, duke ndarë mendimet e saj për raportin e vajzës me Mateon.

Në një mesazh drejtuar emisionit “Fan Club”, nëna e Brikenës shprehet se njohja e vajzës së saj me Mateon ka qenë një marrëdhënie e kaluara, e cila është mbyllur prej kohësh.

Ajo thekson se nuk ka asnjë arsye për të rikthyer në vëmendje tema të vjetra që nuk kanë më rëndësi në jetën e tyre aktuale.

“Nuk kemi asnjë arsye të hapim tema të vjetra ose të vendosim në qendër të vëmendjes persona dhe situata që sot nuk janë me rëndësi! Secili le të vazhdojë lojën dhe jetën e vet me respekt!” – shkruan ajo, duke shprehur qartë dëshirën për të lënë pas të kaluarën.

Nëna e Brikenës shpreh krenarinë për mënyrën se si vajza e saj po e përballon këtë situatë të re dhe sfiduese.

Ajo thekson se Brikenës i është dashur të bëjë zgjedhje të vështira dhe se ajo po e bën këtë me dinjitet.

“Me këtë deklaratë e konsiderojmë temën e mbyllur dhe nuk do të japim komente të mëtejshme!” – përfundon mesazhin e saj, duke lënë të kuptohet se çdo diskutim mbi të kaluarën është i panevojshëm.

Por çfarë mendimi ka familja për Brikenën? Motra e Mateos ka treguar për herë të parë se çfarë u ka thënë banori i BBVip për të. Kjo situatë ka ngjallur shumë kuriozitet dhe interes në publik.

Përshëndetje! Jam Nebahate Selmani, nëna e Brikenës në BBVA 5.

Po ta nis këtë mesazh pasi më treguan që po kërkoni një telefonatë apo pjesëmarrje në studio për të komentuar lidhur me situatat e Brikenës!

Pasi nuk mundem të jem prezent fizikisht, shkaku i punës dhe po ruaj ditët për pushim në rast ndonjë surprize për vajzën time, dua të deklarohem vetëm me mesazh, të cilin keni leje ta shfaqni në studio.

Nuk jam mësuar të flas publikisht, por si nënë ndjej përgjegjësi ti them disa fjalë! Vajza ime ka vendosur të jetë e një formati televiziv dhe kjo nuk do të thotë se jeta private dhe personale e saj të kthehet në temë diskutimi, sidomos çështjet e kaluara.

Ju faleminderit për mirëkuptimin.

Nga Rubrika