Duket se afrimiteti i papritur dhe puthjet pasionante mes Dolces dhe Limit kanë shkaktuar një reagim të fortë nga ish-partneri i saj, Edi.
Edi, i cili ishte protagonisti kryesor i marrëdhënies me Dolcen brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, nuk ka nguruar të reagojë pas skenave intime që u transmetuan.
Ai ka shprehur mendimin e tij në rrjetet sociale, duke e bërë të qartë se ndjenjat e tij për Dolcen janë të komplikuara, por të qarta.
Me një postim në Instastory, Edi e ka cilësuar Dolcen si një person të paqëndrueshëm. Kjo deklaratë ka shkaktuar shumë diskutime, duke i dhënë një dimension të ri marrëdhënies së tyre dhe mënyrës se si ata e perceptojnë njëri-tjetrin pas ndarjes.
“Analiza e Ludo’s doli që të jetë e saktë! Edhe qysh e kena përfol para Big-ut: FEMËR ‘MENDJE LEHTË'”, shkruan ai.
Reagimi i Edin ndaj Dolces duket si një “shuplakë” publike, duke konfirmuar se për të, kapitulli me të është mbyllur. Ai e sheh sjelljen e saj si një tregues të “mendjelehtësisë”, duke e bërë të qartë se nuk ka vend për rikthim në të kaluarën.
