Pas eliminimit të tij nga “Big Brother VIP Kosova 4”, Eduard Kuçi ka ndarë mendimet e tij rreth eksperiencës në shtëpi, duke përfshirë raportet me banorët, veçanërisht me Dolce.
Ai e ka përshkruar afrimitetin e saj me Lim Hotin si një aspekt që e ka shqetësuar, duke theksuar se mënyra se si ajo është shfaqur në publik ka pasur ndikim negativ në imazhin e saj.
“Në sytë e mi, ajo nuk ka vepruar siç duhet.
Një herë me këtë, një herë me atë.
Kjo është mendjelehtësi në kuadër të lojës.
Femra është e bukur, dhe në shtëpi ajo është vajza më e bukur, por duhet të ruajë dinjitetin e saj,” tha Kuçi, duke e vlerësuar bukurinë e Dolce si një nga karakteristikat e saj më të forta.
Ai theksoi se, pavarësisht se ndodhej në një lojë, çdo femër duhet të mbajë respekt për veten dhe kufijtë personalë.
Edi e shprehu shqetësimin e tij për mënyrën se si Dolca e ka paraqitur veten, duke e quajtur të papranueshme sjelljen e saj në disa raste.
“Gjithë ajo femër me e lëshu veten kështu vetëm atë e kam parë.
Edhe në lojë, femra duhet me mbajt veten, duhet me pas respekt për veten.
S’bëhen ato gjeste,” deklaroi ai, duke e theksuar rëndësinë e vetë-respektit.
Eduard zbuloi se ai e njihte Dolce edhe para se të hynte në “Big Brother VIP Kosova”, duke e bërë të qartë se emocionet e shfaqura brenda shtëpisë ishin pjesë e lojës dhe jo ndjenja të vërteta.
Gjatë intervistës në Canape, ai ka pranuar se mes tij dhe Bias ka pasur marrëdhënie seksuale.