Web Analytics
E diel, 18 Janar, 2026
1.9 C
Pristina

Tronditje për Mirlind Dakun: I ndërron jetë familjari qe i dha emrin

Një lajm i trishtë ka kapluar mbrëmjen e sotme sulmuesin e njohur të Kombëtares, Mirlind Dakun.

Futbollisti, i cili gjithmonë është shquar për lidhjen e fortë që ka me rrënjët dhe familjen e tij, ka ndarë me ndjekësit një humbje të madhe personale që e ka tronditur thellë.

Përmes një postimi mjaft prekës në rrjetet sociale, Daku ka njoftuar ndarjen nga jeta të xhaxhait të tij, një figurë që duket se ka qenë shumë më tepër se thjesht një i afërm për të.

Postimi i plote: Pushofsh në paqe, xhaxha i dashur  Ti nuk ishe vetëm xhaxhai im — ishe njeriu që ma fali emrin dhe një pjesë të identitetit tim.

Që nga sot, emri që mbaj do të jetë gjithmonë kujtim i gjallë i dashurisë, krenarisë dhe respektit që kishe për mua.

Do të jetosh përherë në zemrën time dhe në çdo hap që do të bëj.
Zoti të mëshiroftë dhe të shpërbleftë me Xhenet.

Nga Rubrika