Bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Selvija Jao, ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke shënuar 4-vjetorin e lindjes së djalit të saj, Roel.
Kjo ditëlindje është e veçantë dhe e dhimbshme, pasi është e para që vogëlushi feston pa praninë fizike të babait të tij, Shpatit, i cili u nda nga jeta papritur më 26 nëntor të vitit të kaluar.
Selvija ka shprehur ndjenjat e saj të thella përmes një postimi në Instagram, ku thekson se dhimbja e humbjes është e madhe. Ajo e ndien se Shpati nuk arriti ta përqafojë Roelin në këtë ditë të rëndësishme, duke e bërë festimin edhe më të vështirë për të dhe për djalin e saj.
Postimi i plote: Gezuar ditëlindjen jeta ime! Sot mbush 4 vjeç, Roel… E unë do doja të ishte këtu babi yt. Ta shihje me duart plot dhurata, të të merrte në krahë fort e të të përqafonte sikur bota të ndalej aty.
Sot ti e feston ditëlindjen duke parë fotografinë e tij, dhe unë me dhimbjen që ai nuk arriti të të përqafojë edhe një herë.
Por biri im, mami është këtu. Për të të dashur dyfish, për të të mbajtur fort. Babi yt të do nga qielli, dhe mami i lutet Zotit të jetë gjithmonë krahu yt. Të dua fort biri im,arsyja që unë frymoj.
View this post on Instagram