Web Analytics
E hënë, 26 Janar, 2026
10.8 C
Pristina

Më në fund Bora tregon se si e fali tradhtin e Donaldit me Beatrix Ramosaj

Moderatorja e njohur Bora Zemani është e ftuara e radhës në podcast-in e Grida Dumës, dhe promoja e publikuar së fundmi premton një rrëfim pa doreza.

Për herë të parë pas shumë kohësh, Bora ka prekur temën delikate të faljes në çift, duke iu referuar në mënyrë të tërthortë por të qartë ribashkimit me Donald Veshajn.

Kjo temë ka ngjallur shumë interes, duke e bërë të gjithë të pyesin: A është e mundur të falësh dikë që të ka lënduar?

Në videon promovuese, Grida Duma e pyet hapur: “Në çfarë niveli fal ti?”.

Përgjigja e Borës tregon pjekuri dhe një analizë të situatës që kaloi, duke theksuar se falja është një proces kompleks, që kërkon reflektim dhe vetëdije.

“Natyrisht nuk fal me naivitet, nuk fal se po gënjehem.

Fal me koshience të plotë, e di ku është gabuar, por unë do e fal, do e tejkaloj këtë gjënë,” dëgjohet të thotë ajo.

Kjo qasje e saj tregon se falja nuk është thjesht një akt, por një vendim i ndërgjegjshëm.

Më tej, Bora sqaron se falja nuk do të thotë shkelje e parimeve të saj, por një përpjekje për të mos hedhur poshtë gjithçka pa luftuar.

Ajo thekson se është e rëndësishme të ruash kufijtë e tua, duke mos lejuar që ndjenjat të të udhëheqin në mënyrë të padëshiruar.

“Nuk e bëj duke zgjeruar kufijtë, jo, kufijtë ngelen të njëjtat… Nëse ka mundësi të shkatërrohet një marrëdhënie dhe të prishet, a kishte ndonjë mundësi për t’u shpëtuar kjo marrëdhënie?”

Kjo pyetje e Borës është thelbësore për ata që përballen me situata të ngjashme.

Sakaq ishte e pashmangshme që kjo deklaratë të lidhej me historinë e bujshme të dashurisë mes saj dhe Donald Veshajt.

Kujtojmë se gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother VIP 1”, Donaldi nisi një romancë brenda shtëpisë me këngëtaren Beatrix Ramosaj, duke krijuar një nga trekëndëshat më të komentuar në historinë e televizionit shqiptar.

Ajo romancë përfundoi menjëherë pas daljes së Donaldit nga formati.

Aktori kërkoi rikthimin me Borën, një proces që kërkoi kohë dhe, siç e pranon vetë Bora, një “falje me vetëdije të plotë” për të shpëtuar atë që kishin ndërtuar ndër vite.

Kjo tregon se ndjenjat e vërteta shpesh kërkojnë përkushtim dhe reflektim.

Nga Rubrika