Web Analytics
E enjte, 29 Janar, 2026
9.7 C
Pristina

Vëllai i kërkoi të largohej nga Miri, Selin tregon vendimin që ka marrë

Selin Bollati ka reaguar pas mesazhit të fortë që vëllai i saj i dërgoi mbrëmjen e kaluar në Big Brother, ku i kërkoi hapur të shkëputej nga Miri, duke theksuar se ajo është “më mirë vetëm”.

Mesazhi i familjarit u komentua gjerësisht si brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj, duke hapur diskutime mbi marrëdhënien e Selinit me Mirin dhe ndikimin që kjo lidhje ka në lojën e saj.

Pas këtij momenti, Selin ka zgjedhur të reagojë, duke dhënë sinjale se vendimet e saj i merr vetë dhe se është e fokusuar tek rruga e saj personale brenda lojës.

“Unë nuk kam ndryshuar.

Është puna ime.

Ai nuk është këtu me mua.

Do vijë vetë momenti që do vihet fjala e tij në vend”, tha Selin teksa fliste me Mirin.

Nga Rubrika