Pas një situate jashtëzakonisht të tensionuar dhe kritikave të shumta për kalimin e etikës njerëzore, Rogerti ka bërë një hap pas duke reflektuar mbi veprimet e tij.
Banori, i cili pak më parë kishte bërë një “gjest të ulët” duke përdorur tragjedinë e vëllait të Gjestit për të provokuar DJ Gimbon, ka vendosur të tregojë anën e tij humane.
Gimbo ndodhej në një gjendje të rënduar emocionale pas diskutimit të temës së dhimbshme, gjë që duket se e ka bërë Rogertin të kuptojë peshën e fjalëve të tij.
Ai i është afruar DJ-t, i ka zgjatur dorën dhe i ka kërkuar ndjesë hapur.
“Të kërkoj falje,” i tha Rogerti, duke i dhënë dorën dhe duke mbyllur, të paktën momentalisht, një nga kapitujt më të shëmtuar të debateve në shtëpi.