Web Analytics
E martë, 3 Shkurt, 2026
5.1 C
Pristina

Deputeti shpërthen kundër Big Brother: Po shkelni ligjin, mesazh i keq që po u jepet fëmijëve përmes televizioni

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka ngritur një shqetësim të madh lidhur me ndikimin e reality show-t “Big Brother VIP Albania 5” në fëmijët, duke denoncuar përdorimin e cigareve elektronike dhe vape në transmetimet e këtij programi.

Braçe thekson se transmetimi i momenteve kur banorët e “Big Brother VIP” përdorin këto produkte, pa asnjë kufizim, është një shkelje e drejtëve të fëmijëve dhe një mesazh i keq që po u dërgohet atyre.

Ai e konsideron këtë situatë si një rrezik për shëndetin dhe zhvillimin e tyre.

Deputeti socialist thekson se përdorimi i vape dhe cigareve elektronike është i ndaluar për fëmijët, duke e bërë këtë praktikë të papranueshme në një program që ndjek një audiencë të gjerë, përfshirë fëmijët. Ai shprehet se është e papranueshme që këto produkte të promovohen si diçka normale.

Postimi i plotë i Braçes:

BIG BROTHER VIP ESHTE NE QENDER TE VEMENDJES;

TE GJITHE SHOHIN E MARRIN NGA ATY!

EDHE FEMIJET, EDHE FEMIJET!

TRANSMETIMI 24/24 NUK KA ASNJE KUFIZIM PER FEMIJET!

PRIME NUK KA ASNJE KUFIZIM PER FEMIJET!

PERMBLEDHJET DITORE NJK KANE ASNJE KUFIZIM PER FEMIJET!

VAPE APO CIGARET ELEKTRONIKE JANE TE NDALUARA PER FEMIJET NE KETE VEND!

MESAZHI QE VJEN NGA FOTOT QE SHIHNI E QE ESHTE MESAZH 24/24 ORE, ESHTE MESAZH I KEQ PER FEMIJET!

PIKERISHT SE ESHTE MESAZH I KEQ, E KEMI NDALUAR ME LIGJ TE JEPET NGA TELEVIZIONI!

EKSTREMISHT I NDALUAR ME LIGJ!

Keta ketu qe e pine jane madhore e te pergjegjshem per te zgjedhur vete dhe shendetin e tyre!

Por eshte ekstremisht e ndaluar me ligj qe keta, permes televizionit, ta percjellin si mode edhe per FEMIJET!!

Lexoni ligjin PER PRODUKTET E DUHANIT!

PO E SHKELNI HAPUR!

Ndaj TE MARTEN qe shkoi kerkova NDRYSHIME NE KODIN PENAL, por kur perton te mendosh, doemos qe as e kupton dhe as e voton dot!!

Nga Rubrika