E ftuar në Top Albania Radio, Rabea Shahini, bashkëshortja e Mirit, ka ndarë mendimet e saj për rrugëtimin e tij në Big Brother.
Ajo ka komentuar mbi marrëdhëniet dhe debatet që ai ka pasur me banorët e tjerë, veçanërisht me Selin, duke theksuar se dinamika mes tyre do të vazhdojë, por se një ndarje është e pashmangshme.
Rabea shprehet se “Miri dhe Selin do vazhdojnë edhe shumë gjatë, por do vijë një moment kur duhet të ndahen të dy. Më mirë më shpejt, se më vonë. Secili duhet të luajë lojën e vetë.” Ajo beson se Miri ka potencialin për të fituar.
Çfarë do të thoshte ajo nëse do t’i bënte një surprizë Mirit në shtëpinë e Big Brother? Rabea ka një mesazh të qartë për të.
“Do i thoja që jam shumë krenare për të dhe e admiroj për durimin e tij. E dua shumë, fokusohu te loja jote dhe mos harro çfarë të kam thënë para se të hysh, ti nuk ke ardhur për pjesëmarrje, por ke ardhur për të fituar.”
Rabea gjithashtu shprehet se do të kishte dëshirë të takonte Baby G, duke e konsideruar atë një banore që nuk ka hyrë për të sulmuar Mirit.
Kur pyetet se çfarë do të thoshte Selin, Rabea është e qartë dhe e sjellshme.
“Është kënaqësi të të takoj një herë dhe gjithë të mirat. Nuk ka diçka të veçantë që do i thoja.” Këto komente tregojnë një qasje të matur dhe të respektueshme nga Rabea, duke reflektuar mbi situatën e ndërlikuar në shtëpinë e Big Brother.
