Reperi Limi ka reaguar pas publikimit të videos ku ai shfaqet duke u dhunuar fizikisht, pamje që qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale ndërkohë që ai ndodhej ende brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”.
Gjatë një telefonate live në emisionin “Andale”, Limi u pyet drejtpërdrejt nëse videoja në fjalë i përket viteve të fundit apo është një material i vjetër.
Përgjigjja e tij ishte e prerë dhe surprizuese.
“Jo, jo.
Me thënë të drejtën, kjo është ajo çfarë Olsa po bën, që po i nxjerr këto gjëra për të më ulur mua,” u shpreh Limi, duke lënë të kuptohet se publikimi i videos nuk është rastësor.
Me këtë deklaratë, Limi hodhi një akuzë të drejtpërdrejtë ndaj Olsa Muhamedit, producentes së “Big Brother VIP Kosova”, duke sugjeruar se pamjet janë nxjerrë qëllimisht për ta dëmtuar imazhin e tij publik.