Web Analytics
E shtunë, 7 Shkurt, 2026
12.5 C
Pristina

Xheneta reagon ashpër pas vendimit të Albës për të u mbuluar

Xheneta Fetahu ka shprehur një reagim të fortë pas ngjarjeve të fundit në spektaklin “Prime”.

Ajo ka theksuar se tema e fesë dhe besimit nuk duhet të shndërrohen në përmbajtje për diskutim publik, duke e konsideruar këtë një shkelje të ndjenjave të njerëzve.

“Feja nuk është një produkt për konsum. Besimi nuk është një trend që mund të shitet. Ndjenjat janë intime dhe nuk duhet të përdoren për tallje apo për të fituar famë”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Xheneta ka theksuar se ka tema që janë shumë personale dhe që nuk duhet të bëhen objekt debati. Ajo e sheh këtë si një shkelje të moralit dhe të ndjenjave të individëve.

“Alba, sipas mendimit tim, ka dalë shumë e humbur nga situata e fundit. E për mua, ajo ka humbur shumë pikë”, ka thënë ajo, duke e shprehur kështu shqetësimin e saj për situatën e krijuar.

Reagimi i Xhenetës vjen në një kohë kur diskutimet mbi moralin dhe etikën në media janë më të pranishme se kurrë. Ajo kërkon që të respektohen ndjenjat e individëve dhe të mos shndërrohen në shaka.

“Jo çdo debat është i drejtë. Ka tema që janë të ndjeshme dhe që kërkojnë një qasje më të kujdesshme”, përfundon ajo, duke e theksuar rëndësinë e respektit në diskutimet publike.

Nga Rubrika