Duket se porositë e shtëpisë harrohen sapo kalon pragun e “Big Brother VIP”.
Vetëm pak orë pasi Kiara Tito zbuloi me humor në “Fan Club” kushtin e vetëm që i kishte vendosur Luizit para hyrjes (që të mos qëndronte më pa bluzë tani që është burrë i martuar) këngëtari ka bërë të kundërtën.
U deshën më pak se 48 orë që Luizi ta “harronte” këtë porosi.
Mbrëmjen e djeshme, ai është shfaqur sërish pa bluzë në ambientet e shtëpisë, duke iu rikthyer zakonit të vjetër që e karakterizonte gjatë gjithë qëndrimit në BBV2.
Edhe pse ka hyrë si i ftuar special vetëm për pak ditë, fakt që banorët e tjerë ende nuk e dinë, duket se Luizi është përfshirë aq shumë në lojë dhe komoditetin e shtëpisë, saqë ka harruar për një moment kodin e ri të veshjes.
