Web Analytics
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
9.1 C
Pristina

Luizi i jep “formulën” këtij banori: Ja si ta fitosh Big Brother-in/ Do të habiteni nga analiza…

Fituesi i BBV2, Luiz Ejlli, nuk ka ngurruar të ndajë strategjinë e tij të lojës me banorët aktualë.

Në një bisedë të sinqertë me Tanin, ai i ka shpjeguar hap pas hapi se si mund të identifikohet pretendenti kryesor për fitore dhe si duhet vepruar ndaj tij.

Sipas Luizit, sekreti qëndron te vëzhgimi i detajeve të vogla që tregojnë se kush është “qendra e gravitetit” në shtëpi.

“Ji i vëmendshëm dhe shif ku sillet loja.

Aty ku sillen banorët, te cili mblidhen më shumë? Jo vetëm njëherë, se mund të jetë rastësi, por ku shkojnë shpesh.

Kë kërkojnë kur dalin nga dhoma e gjumit? Me kë kanë qejf ta pijnë kafen?” – e ka këshilluar Luizi.

Një tjetër tregues i rëndësishëm sipas tij është respekti gjatë spektaklit (Prime). Luizi i tha Tanit të vërejë se kë dëgjojnë banorët me vullnet të plotë:

“Cilin respektojnë banorët kur flet, që nuk i ndërhyjnë? Jo kur thotë Ledioni pushoni, por kur vendosni vetë ju të pushoni.”

Pasi ta ketë identifikuar këtë person, që Luizi e quan “poli i fortë” ose “qendra e lojës”, ai i ka dhënë Tanit dy opsione strategjike, duke i bërë të qartë pasojën e secilës.

“Ti shife ku sillet loja dhe ke dy mënyra: atë person ose bëje shok, ose bjeri me çfarë të kesh.

Në të dyja rastet, është më lehtë ta bësh shok, por duke e bërë shok ti nuk e mund kurrë,” – përfundoi Luizi.

Nga Rubrika