Web Analytics
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
7.2 C
Pristina

I hodhi shishen e ujit në kokë/ Rogerti revoltohet ndaj Kristit: Ti nuk mundesh të..

Një përplasje e fortë ka shpërthyer në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” mes dy banorëve, Rogertit dhe Kristit, duke krijuar tension të lartë përpara kamerave.

Çfarë ndodhi që çoi në këtë debat të ashpër? E gjithë situata filloi kur Kristi po bënte një listë buxheti me Brikenën, dhe Juela kërkoi ndihmë për të përdorur makinën llogaritëse.

Kur Brikena refuzoi t’ia jepte makinën Juelës, Rogerti ndërhyri për ta ndihmuar. Ai mori letrat e buxhetit dhe përpiqej të zgjidhte situatën, por Kristi, duke u ndjerë i provokuar, u ngrit për t’ia marrë Rogertit ato. Kjo situatë tensionuese çoi në një përplasje fizike.

Pas një shkëmbimi të ashpër fjalësh, Kristi, i irrituar nga veprimet e Rogertit, mori një shishe uji dhe ia hodhi atij në kokë. Ky veprim i papritur shkaktoi një reagim të menjëhershëm nga Rogerti, i cili e akuzoi Kristin për përdorim dhune, duke theksuar se kjo nuk është mënyra e duhur për të zgjidhur problemet.

Rogerti: Ti nuk mundesh me përdor dhu.në

Rogerti: Ky njeri është pro dhu.nës

Kristi: Ajo është tendencë për të të fikur se merr zjarr nga poshtë ti

Rogerti: Të dalë sa më shpejt

Rogerti: Të kam thënë unë, kam me të ardhë hakut unë

Kristi: Ajo është fikje për të të kthyer me këmbë në tokë se po merr flakë

Rogerti: Kjo është vetja jote, ke treguar se ça mund të bësh

Kristi: As nuk të kam prekur me dorë fare

Rogerti: As mos e vrit mendjen, ti mendon që është diçka që nuk prekesh, ti do prekesh në publik

Kristi: Le të prekem, ti gangsterin me mua nuk e bën dot.

Nga Rubrika