Web Analytics
E enjte, 12 Shkurt, 2026
7.7 C
Pristina

Upss/ Ja si reagoi Selin pasi Miri hyri në shpellë (Video)

Dinamikat në “Big Brother VIP Albania” kanë ndryshuar sërish pas një vendimi të papritur të liderit të shtëpisë, Kristit, i cili ka trazuar ujërat mes banorëve të shtëpisë dhe atyre të izoluar në “Shpellë”.

Përmes një zarfi të lexuar nga Greta, Vëllai i Madh i dha mundësinë liderit të bënte një zëvendësim të detyrueshëm mes dy ambienteve.

Kristi vendosi të largonte Gimbon nga kushtet e vështira të shpellës për ta rikthyer në shtëpi, ndërsa në vend të tij dërgoi Mirin.

Ky ndryshim nuk është pritur mirë nga Selina, e cila tashmë gjendet në shpellë pa partnerin e saj të preferuar, Gimbon, dhe në shoqërinë e Mirit.

E pyetur nga Mateo se si ndihej për ardhjen e Mirit në ambientet e tyre, Selina ka dhënë një përgjigje të prerë dhe pa doreza.

“Si ndjehem… s’më kishte marrë malli mo jo.

Do të doja të kishte ndejt Gimbo,” – u shpreh ajo, duke mos e fshehur zhgënjimin për ndarjen nga DJ dhe mungesën e entuziazmit për prezencën e Mirit.

Kjo deklaratë konfirmon edhe një herë afrimitetin e madh që është krijuar mes Selinës dhe Gimbos, ndërsa raporti me Mirin mbetet i ftohtë momentalisht.

Nga Rubrika