Web Analytics
E shtunë, 14 Shkurt, 2026
7.5 C
Pristina

Ish banori i BBVA 5, së shpejti baba?

Këngëtari i njohur, Erik Lloshi, ka qenë ditën e sotme i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

Ai ka ndarë skenën me partneren e tij, Romina, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe emocionuese.

Gjatë intervistës, moderatorja Bieta Sulon e pyeti çiftin se si e kalojnë këtë Shën Valentin.

Erik, ish-banori i edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, u shpreh se për të, kjo ditë ka një domethënie të veçantë, pasi feston ditëlindjen e bashkëshortes së tij.

Romina, me një buzëqeshje, u shpreh:

“Për emocione të reja dhe ndoshta për një fillim të ri”. Këto fjalë ngjallin kuriozitet dhe sugjerojnë se çifti po përgatitet për një kapitull të ri në jetën e tyre.

Kur Bieta e pyeti Romina se çfarë nënkupton me këtë, ajo preferoi të mos jepte shumë detaje, duke lënë hapësirë për interpretime.

Moderatorja, megjithatë, e ndjeu se kishte diçka më shumë pas këtyre fjalëve dhe tha: “Më duket se e kuptova”.

Pjesë nga intervista:

Bieta: Si e gjen këtë Shën Valentin, Erik?

Romina: Të martuar na ka gjetur, dhe kjo është një arritje e madhe për ne.

Bieta: Të martuar dhe të lumtur.

Çfarë bëni gëzuar në këtë ditë të veçantë?

Erik: Unë do të thosha se festojmë ditëlindjen e Rominës, por ka edhe diçka më shumë.

Bieta: A ka ndonjë gjë shpirtërore që dëshiron të ndash?

Romina: Ta them unë?

Erik: Po, vazhdo, është momenti yt.

Romina: Unë do thoja për emocione të reja dhe ndoshta për një fillim të ri, që është gjithmonë i nevojshëm në një marrëdhënie.

Bieta: Një fillim të ri, që nënkupton shumë gjëra. A mund të na thuash më shumë?

Romina: Kaq, është një moment i veçantë për ne.

Bieta: Më duket se unë kuptoj diçka më shumë se kaq, dhe kjo është emocionuese për të gjithë ne.

Nga Rubrika