Web Analytics
E shtunë, 14 Shkurt, 2026
8.8 C
Pristina

“A ma ndjeve mungesën?” – Brikena i përgjigjet sinqerisht Mateos

Një bisedë e sinqertë dhe private është zhvilluar mes Mateos dhe Brikenës në ambientet e jashtme të shtëpisë, ku fokusi ka qenë te ndjesitë e tyre pas ndarjes së përkohshme nga izolimi.

Pas dinamikave të fundit që i mbajtën larg njëri-tjetrit për shkak të ndarjes në grupe, Mateo ka kërkuar të dijë nëse banorja e ka ndjerë mungesën e tij gjatë kësaj kohe.

Gjatë bisedës, ai e ka pyetur atë drejtpërdrejt: “A ma ndjeve mungesën?”.

Fillimisht Brikena hezitoi, duke u shprehur se ajo vlerëson momentin kur e ka një person pranë, por pas insistimit të tij, ajo e pranoi duke thënë: “Pak.

Se kohët e fundit kemi folur më shumë, kemi ndenjur më shumë bashkë”.

Kjo përgjigje, e shoqëruar me një buzëqeshje të lehtë, u duk se e kënaqi Mateon, duke përforcuar idenë se lidhja mes tyre po bëhet gjithnjë e më e fortë.

Nga Rubrika