Këtë të diel, në emisionin Fan Club, nëna e Stenaldos ndau një rrëfim të thellë dhe prekës për jetën e saj dhe sfidat që ka kaluar me të birin.
Ajo zbuloi se periudha më e vështirë për të ka qenë pas humbjes së bashkëshortit, kur Stenaldo ishte vetëm tre javë. Ky moment i tronditës i detyroi të dy të përballeshin me realitete të vështira, por gjithashtu i dha forcë për të vazhduar përpara.
“Ndihem shumë e emocionuar. Më shumë po e përjetoj unë jashtë sesa Stenaldo. Gjithë kohës me ankth se si do të shkojë gjëja. E shoh shumë mirë, si gjithmonë ka forcë për t’i përballuar gjërat”, tha ajo, duke shprehur ndjenjat e saj të thella për djalin.
Një nga momentet më të vështira për të ka qenë kur kuptoi se Stenaldo nuk shikonte. “Kur ndërroi jetë bashkëshorti, pas gjashtë muajsh mësova që Stenaldo nuk shikonte. Thosha: ‘Pse o Zot, e le edhe pa sy?’”, tregoi ajo, duke përshkruar dhimbjen e saj të thellë.
Ajo theksoi se Stenaldo ka qenë motivimi kryesor për të, duke e ndihmuar të ringrihet dhe të përballojë çdo sfidë. “Më ka dhënë frymë, më jep jetë që të jetoj. Jam bërë e fortë pas shumë sakrificash, vetëm Stenaldo më ka dhënë forcë për çdo gjë”, shtoi ajo.
Hyrja e Stenaldos në Big Brother ka qenë një tjetër sfidë për nënën e tij. “Ishte aq e vështirë kur hyri në fillim. Thoja: si do ta përjetojë Stenaldo? Unë e kam përjetuar pak keq për shkak të ankthit”, tha ajo, duke shpjeguar shqetësimet e saj si nënë.
Në përfundim, ajo dha një koment për Juelën, duke e përshkruar si një vajzë të mirë dhe familjare, por që ndjeu se gjërat ndryshuan me kalimin e kohës. “Nuk e di pastaj pse gjërat ndryshuan”, përfundoi ajo, duke lënë hapur një mister për marrëdhëniet e tyre.
