Web Analytics
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026
1.9 C
Pristina

Selvije Jao përlot rrjetin para Ramazanit: “Një vend në tavolinë do të jetë bosh pa Shpatin”

Ditën e nesërme nis muaji i shenjtë i Ramazanit, dhe dhimbja për mungesën e njerëzve të dashur bëhet edhe më e fortë.

Selvije Jao, bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, ka ndarë një dedikim prekës për të, duke e bërë publik këtë moment të vështirë për të dhe familjen e saj.

Ajo ka postuar dy fotografi bardhë e zi, ku shfaqet e përqafuar me Shpatin, duke shprehur ndjenjën e thellë të boshllëkut që ndjen në prag të këtij muaji të shenjtë.

“Ramazani po vjen… një vend në tavolinën tonë do të jetë bosh, ashtu siç është jeta jonë pa Shpatin,” ka shkruar ajo mbi imazhin, duke theksuar se dhimbja e humbjes mbetet e freskët dhe e papërballueshme.

Përveç shprehjes së mallit, Selvija ka bërë një apel të veçantë për të gjithë besimtarët që do të agjërojnë, duke kërkuar lutje për shpirtin e Shpatit.

“Në lutjet tuaja këtë muaj, ju lutem mos e harroni edhe Shpatin. Një lutje për shpirtin e tij. Allahu e mëshiroftë,” ka qenë mesazhi i saj prekës, që tregon forcën e saj në këtë periudhë të vështirë.

Në përmbyllje të postimit, ajo ka gjetur forcën për të uruar ndjekësit e saj: “E juve Inshallah Allahu ua lehtësoftë dhe ua pranoftë këtë muaj të bekuar!”, duke shprehur shpresën për një Ramazan të mbushur me paqe dhe mirësi.

Nga Rubrika