Web Analytics
E enjte, 19 Shkurt, 2026
6.8 C
Pristina

‘Na le shumë shpejt’, këngëtari Drilon Jahdauri humb mikun e fëmijërisë

Një ngjarje tragjike ka tronditur jo vetëm një komunitet, por edhe zemrat e shumë njerëzve, kur një aksident i rëndë trafiku i mori jetën të riut Dashnor Kërleshi në fshatin Kutllovc të Mitrovicës.

Ky incident, i ndodhur të mërkurën, ka lënë pas një boshllëk të thellë në jetët e atyre që e njohën dhe e donin.

Këngëtari i njohur Drilon Jahdauti, i cili ka humbur një mik të ngushtë, ka ndarë një postim prekës në llogarinë e tij në Instagram. Ai ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e Dashnorit, duke e përshkruar atë si një person të jashtëzakonshëm që la pas shumë kujtime të bukura.

“E pabesueshme humbja jote shoku jonë Dashnor. Një shok nga fakulteti i Arteve që kemi krijuar shumë kujtime së bashku,” ka shkruar Driloni, duke theksuar lidhjen e fortë që kishin ndërtuar gjatë viteve të studimeve.

“Një djalë me pozitivitet, me energji të mirë, me dashuri për muzikën. Na ke lënë shumë shpejt Dashnor,” ka vazhduar ai, duke e përshkruar mikun e tij si një djalë të jashtëzakonshëm, plot jetë dhe pasion.

Nga Rubrika