Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka shprehur një mbështetje të fuqishme për Ludo Lee, një nga konkurrentët më të spikatur në Big Brother VIP Kosova.
Me një performancë të jashtëzakonshme, Ludovik Tunaj, i njohur si Ludo Lee, ka arritur të kapë vëmendjen e publikut dhe të krijojë një lidhje të fortë me fansat e tij.
Muharremaj e ka vlerësuar këtë si një përfaqësim të shkëlqyer të komunës së Suharekës.
“Ludovik Tunaj / Ludo Lee, është nga Sallagrazhda e Komunës së Suharekës.
Ai po na prezenton në Big Brother VIP Kosova dhe po tregon një përformancë të jashtëzakonshme.
Mbështetja për Ludovikun pa dallim, e cila vjen edhe nga diaspora jonë, e garanton si fitues të këtij formati televiziv të cilin ia urojmë me gjithë.” tha Muharremaj në një deklaratë të tijën.
Mbështetje e tillë nga një figurë publike si Muharremaj është e rëndësishme për Ludo Lee, i cili po përballet me sfida të ndryshme brenda shtëpisë.
Kjo tregon se ai ka një bazë të fortë mbështetjeje jashtë mureve të shtëpisë.
