Dinamika të forta kanë shoqëruar shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” pas hapjes së Kutisë së Pandorës.
Banorja që mori guximin për ta hapur ishte Juela, e cila u përball me kushtin klasik të formatit: një surprizë të mirë dhe një penalitet të rëndë.
E keqja e kësaj kutie e detyroi Juelën të bënte një zgjedhje strategjike.
Ajo duhej të dërgonte drejtpërdrejt në nominim tre banorë, të cilët do t’i bashkoheshin Rogertit.
Zgjedhja e Juelës ishte e drejtpërdrejtë, duke dërguar në këtë përballje Selinën, Gimbon dhe Gretën.
Tashmë, fati i katër banorëve (Selin, Gimbo, Greta dhe Rogerti) është plotësisht në dorën e publikut.
Ky është një nga nominimet më të forta të momentit dhe njëri prej tyre do të lërë përfundimisht shtëpinë në spektaklin e së shtunës.
