Publikohen pamjet/ Zarfi i Zi thuhet se është për këtë banor, ja çfarë ka bërë ai (Video)

Mbërritja e Zarfit të Zi në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” dhe anulimi i televotimit ka ngritur pikëpyetje të shumta se cili prej banorëve do të penalizohet.

Teksa produksioni ruan misterin, rrjeti po zien nga aludimet dhe videot që qarkullojnë tregojnë qartë shkeljet e rregullores.

Një pjesë e madhe e publikut po e lidh këtë vendim drastik me veprimet e fundit të Markos. Pas incidentit ku i mbylli derën e xhamit në fytyrë Stenaldos, Marko u përfshi në një përplasje fizike me Shëndritin.

Gjatë një debati për cigaret, teksa Shëndriti po i thyente ato në dorë duke thënë “Ja cigaret, ja”, Marko reagoi ashpër duke thënë “Këto janë cigaret e mia” dhe e goditi fort me pëllëmbë në dorë.

Kjo sjellje e përsëritur mendohet se mund të jetë shkaku kryesor i Zarfit të Zi.

Nga ana tjetër, nuk mund të anashkalohet skandali i disa ditëve më parë mes Gretës dhe Juelës. Situata degradoi në një akt të shëmtuar kur Greta, pas provokimeve nga Juela, e pështyu atë drejtpërdrejt në fytyrë.

Ky veprim ekstrem detyroi madje edhe familjen e Juelës të reagonte publikisht, duke kërkuar marrjen e masave.

Me disa incidente të rënda fizike dhe verbale të ndodhura brenda pak ditësh, mbetet për t’u parë në spektaklin e së shtunës nëse Zarfi i Zi do të sjellë skualifikimin e Markos, të Gretës, apo ndoshta të të dyve njëkohësisht.

Nga Rubrika