Debati i ndezur pas deklaratave të Mirit, i cili pretendoi se Selin ka ndjenja për të, nuk ka mbetur vetëm brenda mureve të shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” apo te reagimi i familjarëve.
Situata ka tërhequr menjëherë vëmendjen e personazheve publikë, të cilët kanë nisur të mbajnë qëndrimet e tyre publike.
Pas reagimit të ashpër që familja e Selinës bëri në mesnatë— ku e cilësuan si të turpshme përpjekjen e 47-vjeçarit për të mbrojtur egon e tij duke aluduar për një vajzë 23-vjeçare— ka ardhur edhe reagimi i ish-banores dhe moderatores, Einxhel Shkira.
Në postimin zyrtar të familjes së Selinës, Einxhel ka lënë një koment të shkurtër, por pa nevojë për shumë fjalë për të kuptuar mesazhin: ajo ka komentuar me një foto që shkruan “do të vjell”.
Përmes këtij reagimi të drejtpërdrejtë, Einxhel ka shprehur hapur indinjatën dhe neverinë e saj ndaj veprimit dhe pretendimeve të Mirit, duke u pozicionuar qartë në mbështetje të Selinës dhe deklaratës së familjes.
Ky koment i saj ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjet, duke e vërtetuar edhe një herë se kjo dinamikë po shihet me mjaft kriticizëm nga publiku jashtë.
